Image7 Tet 2024

Ading në Maratonën e Shkupit 2024

Në 20-vjetorin e sivjetmë  të "VizAir  Maratonë e Shkupit", e cila u mbajt më 06.10.2024 në Shkup, morën pjesë në rekord 13,400 garues nga 55 vende.

Krahasuar me vitet e kaluara, këtë vit ishim më të shumtët, rreth 40 përfaqësues vrapuam në garën humanitare 5 km dhe kishim edhe një gjysmë maratonë në 21 km.

Me një kohë mesatare prej 1:39:16, ekipi Ading në konkurrencën e meshkujve zuri vendin e 18-të nga 199 ekipe të kompanive pjesëmarrëse, ndërsa në konkurrencën e femrave u renditëm në vendin e 36-të me kohën 2:06:52.

Punonjësit tanë më të shpejtë në konkurrencën e meshkujve dhe femrave (5 km) si dhe punonjësit që përfunduan me sukses gjysmëmaratonën (21 km) janë fitues të çmimeve të brendshme nga ADING.

Urime pjesëmarrësve, vitin e ardhshëm  edhe  më të shumtë  dhe më të suksesshëm!