
ADING NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR PËR NDËRTIMTARI NË KIEV, UKRAINË (InterBuildExpo)
Nga data 19 deri më 21 mars u mbajt InterBuildExpo - Panairi Ndërkombëtar për Ndërtimtari, në Kiev, Ukrainë. InterBuildExpo është një ngjarje ndërtimi që çdo vit mbledh bashkë më shumë se 1.000 brende dhe 30.000 vizitorë dhe është një nga panairet më të rëndësishme dhe më të mëdha të ndërtimtarisë në rajonin e Evropës Juglindore.
Pjesëmarrja e parë e Ading, në këtë panair, u organizua në koordinim me bashkëpunëtorët tanë të shitjes nga Ukraina Ltd. "Bitum-Harkiv".
Programi ynë i prodhimit u prezantua si pjesë e stendës tonë, ndërsa ekipi i inxhinierëve ishte në dispozicion për konsultime me vizitorët me këshillat dhe përvojën e tyre. Materiale të shtypura informative dhe profesionale në gjuhën ukrainase u përgatitën për vizitorët dhe u promovua versioni i ri i ueb faqes në gjuhën ukrainase.