Image13 Qer 2019

Ngjarja jubilare - "50 VJET NGA HAPAT E PARË"

Sivjet kompania jonë shënon 50 vjet të themelimit dhe ekzistencës. Si pjesë e fushatës së përgjithshme jubilare, më 30 maj 2019, u mbajt ngjarja kryesore e titulluar "50 VJET NGA HAPAT E PARË".

Ngjarja u zhvillua në “Muzeun e Artit Bashkëkohor”, në prani të shumë mysafirëve, përfaqësues të kompanive nga rajoni dhe vendi, zyrtarë qeveritarë, institucione shtetërore, fakultete dhe institucione të tjera hulumtuese-shkencore.

Historia e suksesit 50 vjeçar u transmetua përmes simbiozës së vallëzimeve artistike dhe elementeve të operës, të mbështetura me një shfaqje unike vizuale nga artistët tanë më të mirë, si dhe një film i shkurtër korporativ.

"Ashtu siç na quani disa nga ju, ne jemi farmacistë të ndërtimtarisë, ne jemi parandalimi, por jemi edhe ilaç për ndërtesat. Ne jemi një bërthamë specifike e përbërë nga ndërtues, arkitektë, teknologë, kimistë dhe profesionistë tjerë, të cilët para vetes kanë vendosur një qëllim, e ky është të jemi "pjesë përbërëse në çdo objekt të ndërtuar".

Sot pas 50 viteve të ADING, në 40 prej të cilave kam qenë i përfshirë personalisht, jam i sigurt dhe në të njëjtën kohë edhe krenar për një gjë: Kemi ardhmëri, ia dolëm, kemi transferuar dijeni! Pas nesh kemi lënë dhe "infektuar" me entuziazëm gjenerata të reja. Sot, më shumë se kurrë jam i bindur që një ditë, me të vërtetë, do të jemi "pjesë përbërëse e çdo objekti të ndërtuar"! "- tha në fjalimin e tij të shkurtër, Drejtori i përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit drejtues, z-ri Bllagoja Donçev.

Pjesëmarrësit gjithashtu patën mundësi të kënaqen në ekspozitën ekskluzive të veprës "Koka e Gruas" (1963) nga Pablo Pikaso, pjesë e koleksionit të pasur dhe të vlefshëm të "Muzeut të Artit Bashkëkohor".

Shkarko fotot këtu.