Suksesi i një kompanie shikohet jo vetëm nga rezultatet afariste, por edhe nga ajo se çka bën kompania për komunitetin dhe mjedisin në të cilin vepron.
Përgjegjësia shoqërore dhe kujdesi për të mirën e përbashkët, për "ADING", nuk është vetëm detyrim, por paraqet kënaqësi. Në vijim janë disa nga aktivitetet e përditshme dhe planet e zhvillimit të kompanisë.
Produktet të cilat i shpërndajmë janë vazhdimisht me cilësi të lartë, ndërkohë që përsosen dhe avancohen vazhdimisht për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e klientëve tanë. Të gjitha objektet tona janë projektuar dhe ndërtuar në mënyrë që siguron mbrojtje të mjedisit jetësor, ndërsa masat për mbrojtje në punë të respektohen në tërë kompaninë.
"ADING" ka marrë çmime të shumta në fushën e ekologjisë - duke përfshirë: Çmimi për kompaninë më ekologjike, firmë e cila me sukses e zbaton ISO 14001 dhe për kontribut në ruajtjen e mjedisit jetësor në vitin 2010, si dhe çmimin për kultivimin e kopshtit më të mirë në ndërtesat komerciale në qytetin e Shkupit në vitin 2013.
Si kompani 100% maqedonase, e cila selinë dhe qendrën e veprimtarisë e ka në Republikën e Maqedonisë, me sukses ndërtojmë dhe kultivojmë marrëdhënie afat gjata me komunitetin në të cilin veprojmë. Përgjegjësia shoqërore dhe kujdesi për të mirën e përbashkët është imperativ i kamotshëm në punën tonë dhe është pjesë integrale e aktiviteteve dhe planeve të zhvillimit të kompanisë. Me ndihmën dhe mbështetjen për fakultetet, institutet shkencore dhe kërkimore, organizatat dhe shoqatat, si dhe institucione tjera kulturore dhe shoqërore publike shumë herë e kemi dëshmuar gatishmërinë tonë për të ndihmuar dhe për të shtrirë dorën që të japim. Kjo vlerë korporative e brendit të Ading-ut është dëshmi e inkluzionit tonë me shoqërinë dhe i përcaktimit tonë për të vepruar në mënyrë aktive për të krijuar një të nesërme më të mirë për të gjithë ne.
Ky ndërveprim shoqëror dhe social, por edhe transparenca në punën e menaxhmentit, cilësia dhe garanca për produktet dhe shërbimet që i ofrojmë, si dhe kujdesi për mjedisin jetësor, e ndërtojnë imazhin për ne si kompani, por edhe si njerëzit e ADING-ut dhe të vendit prej ku e kemi prejardhjen.
Duke vendosur bashkëpunim me disa institucione të arsimit të lartë: Fakulteti i Ndërtimtarisë, Fakulteti i Arkitekturës dhe Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë në UKIM, ADING vazhdimisht mbështet zhvillimin e kuadrove të reja. Përveç kësaj, gjithmonë jemi të hapur për të bashkëpunuar në projekte dhe iniciativa ku produktet tona kanë qenë të dobishme ose në drejtim të mbështetjes së tyre. Këtu bëjnë pjesë edhe donacione të shumta për të ndihmuar ndërtimin e kishave dhe manastireve, mbrojtjen e monumenteve kulturore, mbështetjen e grupeve të margjinalizuara, shkollat, institucionet arsimore dhe kulturore, si dhe mbështetje për të gjitha ngjarjet e rëndësishme në fushën e inxhinierisë dhe arkitekturës në vend (Çmimi i madh vjetor për arkitekturë).
Kontributi në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit tonë ka qenë dhe do të mbetet një nga qëllimet tona më të rëndësishme dhe orientim në të cilin do të vazhdojmë të veprojmë në të ardhmen.