
U NDA ÇMIMI PËR PUNIMIN MË TË MIRË TË MAGJISTRATURËS PËR STUDENTIN NGA FAKULTETI I NDËRTIMTARISË
Në ceremoninë solemne të ndarjes së diplomave, të mbajtur më 30.05.2025 në Fakultetin e Ndërtimtarisë, ndamë çmimin për punimin më të mirë të magjistraturës në fushën e ndërtimtarisë, në të cilin janë aplikuar materiale nga Ading. Kjo është një traditë e jona dhe një nga shumë bashkëpunime që i kemi me Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup.
Këtë vit, fitues i çmimit është inxhineri i diplomuar i ndërtimtarisë Marko Gjorgjioski, për punimin e tij të magjistraturës me temë: “Analiza e ndikimit të aditivëve mineralë ndaj vetive të betonit vetë-riparues.”
Ju urojmë përzemërsisht të gjithë inxhinierëve dhe magjistrave të diplomuar dhe ju dëshirojmë shumë suksese dhe arritje në karrierën e tyre profesionale në ndërtimtari.
* Çmimi u dorëzua Nikola Uzunov, Menaxher Kryesor në Aplikimet Teknike